‘Al Trade Center’ sponsorizues i filmit të parë për UÇK-në

Sot, Al Trade Center ka nënshkruar kontratë sponsorizimi me produksionin filmik “Black Tiger Productions L.L.L”, për mbështetjen e realizimit të filmit të parë për UÇK-në, transmeton DrenicaOnline.

Tashmë ndër mbështetësit e parë të këtij realizimi kinematografik, pronari i kompanisë Al Trade Center, z. Sokol Gashani, u shpreh i nderuar që ju dha mundësia që krahas shumë aktiviteteve tjera, ta mbështesë këtë film me vlera kombëtare.

Përfaqësuesi i kompanisë realizuese, z. Ferid Berisha “Shkupi”, u shpreh mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e kësaj iniciative sa me vlera, po aq edhe të rëndësishme për historinë mbarëkombëtare.

Kjo rrugë padyshim se nuk do të ndalet këtu dhe është një fillim i veçantë historik edhe për të ardhmen e vendit tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë