Njoftim për fermerët e Drenasit nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural

Marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të fermerëve lidhur me subvencionimin/mbështetjen e qumështit ju njoftojmë se : Ministria e bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural subvencionon qumështin sipas kategorizimit të cilësisë : Klasa extra, Klasa e I dhe Klasa e II.

Andaj duke u bazuar edhe në Programin për pagesa direkte për vitin 2021 Ministria në mesin e prioriteteve të pagesave direkte të cilave ua ka dhënë përparësi janë të përfshira edhe Pagesat direkte për qumështin sipas kategorive të cilësisë, fakt ky i cili përforcohet edhe me tepër sipas Ligjit 04/L-090 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Neni 13 Parimet mbi të cilat bazohen masat e politikës bujqësore i cili citon se: Çdo mbivendosje mes masave, duhet të shmanget dhe asnjë shpenzim nuk do të financohet në më shumë se një masë.

Andaj duke u bazuar në të dhënat e lartëcekura Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Komuna Drenas/Gllogoc njofton fermerët se nuk mund të bëjë subvencionimin e qumështit për faktin se bie në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi, ngase për të njëjtat pagesa Ministria ka subvencionuar fermerët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë