Në Drenas me aktivitete sportive shënohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillm dhe Paqe

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, me disa aktivitete sportive ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Shkollat e futbollit, klube dhe fëmijë tjerë shënuan këtë ditë duke praktikuar sportet si futboll, karate, kros, volejboll, biçikleta etj.
Përmes letrës së bardh, pjesëmarrësit në këtë aktivitet përçuan mesazhin e paqes përmes sportit.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi theksoi se kjo ditë shërben për të promovuar rëndësinë që ka sporti dhe mundësinë që ofron për zhvillim dhe paqe.
Ndryshe, 6 prilli- Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.