Banorët e këtij fshati të Drenicës i kapin kaciat, e rregullojnë vet rrugën para se dikush të aksidentohet

Disa qytetarët nga Llausha e Skenderajt kanë rregulluar vet rrugën që po u shkakton telashe në komunikacion.

Në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të Skenderajt ishin krijuar dy gropa të mëdha të cilat nuk u rregulluan që një kohë të gjatë, shkruan Jepi zë.

Ishin qytetarët ata që rregulluan vet rrugën për të evituar ndonjë aksident në këtë zonë.

Postimi i plotë nga qytetarët e Llaushës:

Është njëra ndër rrugët më të frekuentuera që lidh shumë fshatra më Skenderaj , por mirmbatja nuk e ka rendesin aq sa e ka vleren kjo rrug !

Keto dy gropa që shumë kohë po e rrrzikojnë trafikun dhe qytetaret , nuk janë edhe të pakta aksidentet që kanë ndodh pikrishtë për shkakë të ketyre dy gropave andaj më vetë inicjativ sot nderrmorrem masa për parandalimin e më të keqes ani pse primitive e të thjeshta por shpresojmë që sado pak të zvoglohet rreziku për ndonje aksidentë apo humbje jëte !Shërbimi për kominitetin duhët të ketë rendësi aq sa jeta jonë !

Për fshatin , për qytetarët ! Më nder e dinjitët ! 🌹

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë