Gjobitën 8 furra të bukës në rajonin e Drenicës, kjo është arsyeja

Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjës së konsumatorit, Drejtoria e Inspekcionit në Skenderaj u ka shqiptuar gjobë 8 furrave të bukës, me arsyetimin se nuk kanë përmbushur një varg kriterësh sa i përket veprimtarisë që zhvillojnë.

Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera.

Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro.

Komuna e Skenderajt është e përkushtuar në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit dhe rregullave të përcaktuara, si dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë