Pronarit të rrjeteve të marketeve në Drenas, Florim Hajdarit i thyhet shtëpia, ofron 5 mijë euro shpërblim kush jep info (Video/foto)

Persona deri më tani të panjohur kanë thyer shtëpinë e biznesmenit të njohur nga Dobrosheci, Florim Hajdari.

Nga shtëpia e tij hajnat kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe dy ora të dorës po ashtu me vlerë të konsiderueshme, raporton DrenicaOnline.

Florimi i cili është pronar i rrjeteve të marketeve “Lider” në Komunën e Drenasit, ofron 5 000 euro për ata që japin informacion rreth identitetit të hajnave.

Ai ka thënë se vjedhja e rëndë ka ndodhur me 1 prill ndërsa për rastin është informuar edhe policia.

DrenicaOnline iu sjell pamje nga ky rast:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë