Nën ndikim të alkoolit sulmon gruan në Drenas

Është shoqëruar në stacionin policor të Drenasit një person i dyshuar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19 e 45 minuta, transmeton DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë