Leonora Jakupi, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo vazhdon të jetë njëra nga artistet më të dashura e cila i ka rezistuar kohës, shkruan ORAinfo.
Me kalimin e viteve ajo veç sa është zbukuruar, e ky fakt dëshmohet në fotografitë që ajo i poston në rrjetet sociale.
Ani pse i ka kaluar të dyzetat, këngëtarja nga Drenica gëzon forma të jashtëzakonshme. E veshur me një fustan të gjatë e shumë elegant, Leonora ka treguar trupin e saj si “peshk”.
Kujtojmë se ajo është imazh dhe bëhet pjesë shpesh e shumë reklamave të njohura./ORAinfo/