Shpallet konkurs për dy pozita, njëra në shkollën e Gradicës e tjetra në Komoran

Drejtori i Drejtoratit për Arsim në Komunën e Drenasit ka shpallë konkurs për dy pozita:
1. Një punëtor/e tekniko-shërbyes (pastrues/e) në SHFMU” Mehmet Gradica” në Gradicë, me kohë të pacaktuar.
2. Një punëtor/e tekniko-shërbyes (pastrues/e) në SHFMU”Xheladin Gashi-Plaku” në Komaran, me kohe të pacaktuar.
KRITERET E PUNËSIMIT PËR PUNËTOR TEKNIKO-SHËRBYES: Shkolla e mesme
DOKUMENTETE NEVOJSHME PER APLIKIM:
1. Aplikacioni i punësimit.
2. Diploma orgjinale, ose e vërtetuar në Komunë apo të Noteri publik.
3. Certifikate origjinale që nuk është nën hetime jo më e vjetër se gjashtë muaj.
4. Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim ose patentë shoferi)
REKRUTIMI: Intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidateve do ta bej komisioni i DKA-së. Në intervistë do të ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e këtij konkursi. Kandidati i cili përzgjidhet nga komisioni intervistues obligohet që brenda afatit të ankesave ta sjellë në DKA çërtifikatën mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur me çështjen e punësimit, në të kundërtën do të nënshkruhet kontrata e punës me kandidatin e dytë më radhë për të cilin vlen e njëjta rregull.
VEREJTJE: Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha te shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohen. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në ëeb faqen e Komunës së Drenasit.