Kosovari që u mbijetoi plumbave dhe zjarrit të forcave serbe

Selami Elshani nga fshati Retijë e Rahovecit tregon se si mbijetoi nga masakra e kryer nga forcat serbe. Ai rrëfen edhe trysninë që kishte nga tribunal i Hagës.
Gjurmët e masakrës i ka akoma në trup.
E në secilën ditë, Selami Elshanit ia kujtojnë momentin më të rëndë të jetës së tij.
Marsin e 99’, kur forcat serbe mblodhën një grup prej rreth 20 personash dhe i futën në një ahër.
Ata u urdhëruan që t’i pushkatojnë të gjithë burrat që i kishin mbledhur nga fshatra të rrethinës së Rahovecit.
Këtë moment e ka rrëfyer i mbijetuari i vetëm i asaj masakre në Krushë të Madhe.
Pasi i qëllojnë të gjithë, ata urdhëruan që të qëllojnë edhe nga një herë mbi trupat e tyre për t’u siguruar për vdekjen e tyre.
E plumbi i destinuar për Elshanin, vetëm e gërvishi atë për t’u shpëtuar më pas edhe nga kufomat që kishte mbi trupin e tij.
Pas kësaj, ai do t’i shpëtonte edhe zjarrit që i vunë kufomave forcat serbe.
Me trupin e djegur, ai u largua nga aty për të kërkuar ndihmë, mirëpo nga do që hynte thotë që shihte vetëm kufoma.
60 vjeçari thotë se më pas ishte bashkuar me disa familjarë të tij, për t’u larguar në drejtim të Shqipërisë.
Në spitalin e Tiranës atë e vizituan, disa mysafirë të pazakontë që edhe kërkesat i kishin po të tilla.
Ata më pas e ftuan për të dëshmuar në Hagë, por që më parë e dërguan për shërim në Zvicër.
Dëshmia e tij, ky thotë se nuk u mor asnjëherë për bazë ani pse edhe sot e njeh njërin nga policët serbë që morën pjesë në masakër.
Për të shikuar storien e plotë, klikonikëtu.