Arrestohet një person në Drenas, policia tregon motivin

Është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar në Drenas, i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë video materiale, me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në gjykatë me procedurë të rregullt.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë të martën në orën 11 e 45 minuta.
/DrenicaOnline/