Kujdes pamjet/ Vetura godet katër vajza te salla “1 Tetori” (VIDEO)

Një veturë ka goditur katër këmbësore te salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihen dy vajza të shtrira në tokë, të cilat më pas janë transportuar me autoambulancën, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes.
Policia, e kontaktuar nga Klankosova.tv, akoma nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident dhe për gjendjen e të aksidentuarave.
KUJDES, PAMJET JANË TË RËNDA!