“Vëllazërorja” Zvicër-Kosovë përfundon baras, Rashica s’e lë pa e bërë shqiponjën

Zvicra është duke luajtur ndeshjen miqësore me Kosovën në stadiumin “Letzigrund” të Zurichut.

Kjo miqësore është vlerësuar më shumë si vëllazërore për shkak të shumë futbollistëve nga Kosova që luajnë për Zvicrën.

19:18 – Zvicra e barazon rezultatin kundër Kosovës

Zvicra e ka barazuar rezultatin kundër Kosovës.

Për 1:1 shënoi Jordan Lutomba në minutën e 61-të. Në aksion pati gisht edhe Xherdan Shaqiri i cili e shpartalloi mbrojtjen e “Dardanëve”.

19:08 – Milot Rashica kalon në epërsi Kosovën, bën shqiponjën

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës.

Golashënues është Milot Rashica i cili shënoi në minutën e 51-të.

Ai pasi shënoi gol e bëri shqiponjën me duar.

19:00 – Nis pjesa e dytë e ndeshjes Zvicra – Kosova

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Zvicra – Kosova.

Në pjesën e parë portat u mbajtën të paprekura dhe loja mbaroi me rezultat 0:0.

18:45 – Zvicra – Kosova, pjesa e parë përfundon 0:0

Ka përfunduar me rezultat 0:0 pjesa e parë e miqësores Zvicër – Kosovë.

Në “Letzigrund” portat e të dyja ekipeve mbeten të paprekura.

Atmosfera në stadium ku janë të pranishëm shumë tifozë dardanë, mes tyre edhe mijëra kosovarë që jetojnë në Zvicër, ishte e zjarrtë.

E veçanta e kësaj ndeshje është se edhe në anën e zviceranëve luajnë dy kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

18:00 – Nis ndeshja Zvicra – Kosova

Ka nisur ndeshja Zvicra – Kosova në stadiumin “Letzigrund” të Zurichut.

Kjo miqësore është vlerësuar më shumë si vëllazërore për shkak të shumë futbollistëve nga Kosova që luajnë për Zvicrën.

Se kush do të fitojë do të kuptohet pas 90 minutash.

Po ashtu në përkrahje të “Dardanëve” kanë shkuar shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Zvicër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë