Fshati Kryshec do të bëhet shpejt me rrjet të ujësjellësit

Banorët e fshatit Kryshec të do të bëhen më ujësjellës shumë shpejt, falë marrëveshjes së nënshkruar sot për financimin e këtij projekti jetik për banorët e këtij fshati.

Projekti i ujësjellësit në Kryshec do të financohet nga organizata Lux Dev dhe Komuna e Skenderajt dhe do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë lokalitet, që ka pasur problem të vazhdueshme sa i përket ujit të pijshëm.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura është shprehur shumë i kënaqur me realizimin e saj, pasi banorët e Kryshecit kanë nevojë jetike për ujin e pishëm. “Vërtetë është një projekt jetik për banorët e Kryshecit, pasi mungesa e ujit në këtë fshat ka qenë e vazhdueshmne dhe burimet e furnizimit me ujë kanë qenë të kufizuara”, tha Nura. Ai po ashtu ka falenderuar Lux Dev-in për mbështetjen që po u jep projekteve të ujësjellësit për qytetarët e Skenderajt.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit në Mitrovicë  Sami Miftari.

Miftari në emër të Ujësjellësit Regjonal në Mitrovicë u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

Vlera e investimeve në këtë projekt do të jetë 82 200 euro, ndërsa projekti është tashmë në fazën e projektimit. Sipas marrëveshjes Lux Dev do të zbatojë procedurat e prokurimit , ndërsa Komuna e Skenderajt dhe Ujësjellësi Regjional në Mitrovicë do të bëjnë mbikqyrjen e realizimit të tij.Në bazë të marrëveshjes, gjatësia e projektit është 6.5 km, ndërsa në të do të kyçën 150 familje të fshatit Krysherc.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë