Vjedhje në Arllat/ Hajnat i futën në oborr dhe ja ‘avullojnë’ veturën

Një person ka raportuar në polici se hajnat ia kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Vjedhja ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit dhe është raportuar të shtunën rreth orës 7 e 30 min, raporton DrenicaOnline.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e veturës apo identifikimin e kryesve të vepres.
/DrenicaOnline/