Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë belge

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim, Bekim Maloku, përfaqësues i kompanisë belge, ku ka diskutuar lidhur me mundësinë e investimeve në fushën e Efiçiencës së Energjisë, konkretisht përdorimin e burimeve të ripertëritshme të energjisë (BRE).

Në këtë takim, konkretisht është biseduar për mundësinë e vendosjes së paneleve solare në objektet e shkollave të mesme me fuqi instaluese deri në 100 kw, për nevoja të konsumit të brendshëm të objekteve shkollore dhe mundësinë e lansimit të energjisë së tepër në rrjet.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar z.Maloku dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me tutje për finalizim konkret të këtij projekti.

Ndërsa, Bekim Maloku, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe mbështetjen e dhënë për këtë projekt dhe ka shtuar se gjatë muajit prill të këtij viti, do të jenë në vizitë përfaqësuesit e kompanisë belge për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit në realizimin e këtij projekti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë