Lladrovci përkujton Epopenë e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s në krye me ShBA-në

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit, duke deklaruar se “jehona e pushkëve të Gllogjanit do të arrinte çdo atdhetar, do të rriste ortekun e energjive çlirimtare të pakthyeshme për liri, anekënd Kosovës dhe kombit shqiptar”.

Lladrovci ka përkujtuar ngjarjen madhore që ndodhi pas një viti, duke theksuar: “NATO iu bashkua luftës tonë të drejtë, krah bijave dhe bijve më të shquar të kombit dhe filloi bombardimet mbi caqet ushtarake serbe, të ushtrisë e cila nuk njihte as rregulla të luftës, as parime as norma ndërkombëtare”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Pas Epopesë së Jasharajve legjendarë, 24 Marsi shënon pikën e fuqishme të zjarrit në Gllogjanin e Haradinajve, të Luanit, Shkëlzenit, Agronit, Himës, Gazmendit, e Ramushit, Dautit, Enverit, Frashrit, Epopesë së Dukagjinit, si qëndresë shembullore atdhetare dhe dinjitetit tonë kombëtar.
Në këtë datë, më 1998, jehona e pushkëve të Gllogjanit do të arrinte çdo atdhetar, do të rriste ortekun e energjive çlirimtare të pakthyeshme për liri, anekënd Kosovës dhe kombit shqiptar. Kjo ditë, në kalendarin e historisë së kombit, mbetet e shkëlqyer deri në përjetësi.
Pas një viti, NATO iu bashkua luftës tonë të drejtë, krah bijave dhe bijve më të shquar të kombit dhe filloi bombardimet mbi caqet ushtarake serbe, të ushtrisë e cila nuk njihte as rregulla të luftës, as parime as norma ndërkombëtare.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi Epopesë së Dukagjinit!
Nderim i përjetshëm Aleancës së NATO-s në krye me ShBA-në!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë