VV në Drenas bëri homazhe tek varri i dëshmorit Asllan Fazliu

Asambleistë e aktivistë nga qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Drenas bënë sot homazhe tek varri i dëshmorit Asllan Fazliu.

Asamblistja e VV-së, Egzona Tërdevci ka thënë se Asllani ishte angazhuar për liri qysh në moshë të re, ai kishte marrë pjesë në demonstratat mbarë popullore në vitin 1981, për të qenë pastaj ndër të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për trimërinë e treguar në luftë shoku e bashkëluftëtari i tij Ilaz Kodra i kishte vënë nofkën Luani. Sakrifica, guximi e vetëmohimi i dëshmorëve tanë janë udhërrëfyesi ynë drejt të ardhmes. Iu qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka thënë Tërdevci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë