Thellim i bashkëpunimit të gjimnazit nga Drenasi me gjimnazin e Shkupit dhe Tetovës

Drejtori i Gjimnazit në Drenas “Mentor Sahiti” thotë se është i nderuar me pritjen që ia bëri në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në Republikën e Maqedonisë Veriore, ministri, z. Jeton Shaqiri me bashkëpunëtorë.

Ministrin Shaqiri e informoi për organizimet, aktivitetet dhe punët që po i bëjnë në gjimnazin e Drenasit, me theks të veçantë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Në emër të znj.Kerstin Zielosko, e bashkë me ministrin u’a dorëzuam nxënësve të gjimnazit nga Shkupi dhe Tetova, certifikatat e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare dhe kampin veror “EDU Sommercamp 2021″. Gjithashtu, në emër të znj.Zielosko dhe komunës së Drenasit u bëra ftesë 10 nxënësve për të marr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në shtator me nxënës nga disa shtete evropiane dhe rajonale”, ka thënë Sahiti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë