Komuna e Drenasit ndanë mbi 54 mijë euro për OJQ-në katolike (Dokument)

 

 

Gjatë viteve 2015 dhe 2016, Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, komunat dhe agjencitë tjera publike kanë vazhduar mbështetjen e aktiviteteve të Organizatave jo-qeveritare, duke përfshirë financimin e  projekteve specifike, apo përkrahjes direkte për OJQ-të dhe projektet e tyre.

Mbi bazën e të dhënave të siguruara nga Thesari në Ministrinë e Financave, të dhëna të cilat bazohen në pagesat e kryera përmes sistemit të freebalance del se mbështetja financiare publike e transferuar tek OJQ-të nga institucionet publike duke përfshirë institucionet qendrore (Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë) Zyra e Presidentit, agjencitë e pavarura dhe komunat për vitet 2015-2016 është 27,859,305.10 euro.

Në vitin 2015 tek OJQ-të janë transferuar 13,975,988.32 euro, ndërsa në vitin 2016 janë transferuar gjithsej 13,883,316.78 euro.

Nëse bëjmë një krahasim në mes vitit 2015 dhe vitit 2016, vërehet se kemi një rritje mbështetjes në nivel të ministrive, ndërsa një rënie të lehtë në nivel të komunave.

Nëse bëjmë një krahasim të financimit të OJQ-ve në mes të nivelit qendror – Ministrive dhe Agjencive tjera dhe komunave, vërejmë se se në të dy vitet 2015 dhe 2016 në nivelin komunal janë dhënë rreth 1.5 milion euro më shumë se sa në nivelin e ministrive.

Këtë muaj është publikuar raporti për mbështetjen financiare publike për Organizatat Joqeveritare në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës për vitet 2015–2016.

Në raportin e publikuar nga Qeveria e Kosovës figuron edhe Komuna e Drenasit (Gllogocit) ku kjo komunë ka ndihmuar me mijëra euro për mbi 30 OJQ, transmeton DrenicaOnline.

OJQ  “Kosovar Catholic Church Carita” figuron si përfituesja më e madhe nga Komuna e Drenasit me 54,600.00 euro ndërsa pason Klubi Futbollistik i Feronikelit me 49,500.00 euro./DrenicaOnline/

https://zqm.rks-gov.net/Portals/0/Final%20Report%20on%20Funding%20NGOs%20from%20state%20budget_ALB.pdf

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë