Protesojnë mantelbardhët në Skenderaj (PAMJE)

“Stop dhunës”, me këtë mesazh u mbajt protesta e mantelbardhëve para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Këta u mblodhën për të shprehur shqetësimin e tyre, një javë pas sulmit që ju bë një infermieri, nga një qytetar.
20 minuta pas protestës, stafi mjekësor u shpërndanë, për të vazhduar rrjedhën normale të punës.
