Përkujtohet dëshmori Bekim Hysenaj

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale, të hënën kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrit të dëshmorit Bekim Hysaj në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri.

Sot me datën 21.03.2022, janë bërë 23 vite nga rënia e dëshmorit Bekim Hysenaj në betejën frontale të UÇK-së në fshatin Tërstenik.

Lavdi gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë