Kikboksieri nga Drenasi Asdren Krasniqi “i pamëshirëshëm” synon majat në Kikboks

Azdren Krasniqi, është Kampion i Botës
në Isca Intercontinental Champion në kategorinë 72 kg
Azdren Krasniqi është një sportist i ri shqiptarë nga Negroci i Drenasit, i cili jeton dhe stërvitet në Mynhen. Karrierën e tij filloi në Klubin “Tim Satori” si adoleshent në moshen 16 vjeçare. Si rezultat i arritjeve të tij të jashtëzakonshme në sport, ai e mori nofkën “Kosovar”.
Pasioni dhe vendosmëria e tij e kanë çuar atë nga Gorizia -Italia në shumë vende të botës. Një djalë i cili u dërgua në moshën 11 vjeçare për të mësuar kikboksin për të pasur një aktivitet sportiv, për të luajtur në frymën e një sportisti, për të mësuar se çfarë është një jetë e shëndetshme dhe çfarë është disciplina. Deri më sot, ai ka arritur më shumë se 72 fitore në karrierën e tij në kikboks.
·Karriera
Azdren Krasniqi në vitn 2019 në kategori 71kg fitoj në World Champion po ashtu dhe në vitin 2020 mer pjesë në World Champion në kategori 75, ndërsa në vitin 2021 në kategori 72 kg fitoi Isca Intercontinental Champion. Po ashtu merrë pjesë në eventin Enfusion 2.0.
·Karakteristikat personale
Jeta e një sportisti profesionist nënkupton punë të vazhdueshme për veten, heqje dorë nga koha e lirë, ushtrime të shpeshta dhe ndryshime të mëdha dhe të vazhdueshme konform zhvillimit dhe avancimit të këtij sporti luftarak. Prandaj, çdo sportist duhet të ketë një sërë aftësish dhe karakteristikash për ta bërë atë gati për të gjitha turbulencat e më sipërme profesionale dhe jetësore. Aftësitë në sportin që ai luan merren si të mirëqena, por ndonjëherë nuk është aq faktor i mjaftueshëm dhe vendimtar për sukses. Mbi të duhen ndërtuar shumë virtyte më të rëndësishme, në mënyrë që të çojë në rezultate afatgjata. Këto janë disa nga cilësitë që ka Azdren si një atlet profesionist për ta ndihmuar atë të përballojë sfidat e përditshme në rrugën e tij drejt suksesit. Këmbëngulja, fleksibiliteti, edukimi, përmbajtja, Shoqërueshmëria janë tiparet kryesore që e karakterizojnë kikbokserin shqiptar Azdren Krasniqi në arritjen e sukseseve në vazhdim.