Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 24.03.2022, (E Enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i KK i mbajtur me dt. 23.02.2022, dhe Procesverbali i mbledhjes së Jashtzakonshme i KK i mbajtur me dt. 08.03.2022.
2. Raporti i punës Janar-Dhjetor 2021 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale.
3. Raporti i dytë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020.
4. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike rezerva në kategorinë për mallërat dhe shërbimet në buxhetin e drejtoratit për shërbimet publike dhe emergjente për projektet: mirëmbajtja e kanalizimeve fekale, atmosferike dhe gropave septike dhe rehabilitimi i rrugëve të asfaltuara.
5. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike rezerva në kategorinë për Mallra dhe shërbime në buxhetin e drejtoris për inftastruktur publike.
6. Të ndryshme.