Plotësohen me sinjalizim disa rrugë në Komunën e Drenasit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në bazë të planit të punës, ka bërë plotësimin me sinjalizim në rrugët e Komunës së Drenasit, duke i pajisur me shenjat e sinjalizimit.

Shenjëzimi i duhur, përveç që ndihmon në orientim, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut.

Me këtë rast, Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për sigurinë e udhëtarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë