“Ora i punonte, edhe pse Jetoni u ndal së jetuari” – Imer Deliu nga Abria rrëfen momentin kur e gjeti kufomën e djalit të vrarë

Imer Deliu i ftuar në “Përtej Tregimit” ka folur për njërën nga masakrat më makabre që tronditën jo vetëm Kosovën, por edhe botën, atë të Abrisë së Epërmë. Ai ka rrëfyer ngjarjen e trishtë ku humbi 10 familjarë.

Ndër të tjerash ai ka thënë që pavarësisht humbjes së madhe, ekziston krenaria. Ai ka rrëfyer ngjarjen kur i kishte gjetur të vrarë 22 familjarët njëri pas tjetrit, në mesin e tyre edhe djalin e tij 10 vjeçar, Jetonin, “Ora nuk ishte ndalë, edhe pse Jetoni u ndal”.

Deliu me lot në sy rrëfen momentin kur e mbajti në duar të birin. Ai tha se edhe pse i kishte premtuar të birit se ta ruante orën, por që atë e dogjën serbët bashkë me veturën e tij.

Imer Deliu, një burrë i fortë i cili edhe sot vazhdon të jetojë me gjithë tmerrin e humbjes së më të dashurve, ai pavarësisht të gjithave, është martuar dhe ka krijuar familje./Portali.info

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë