Vendet në Drenicë që s’do të kenë rrymë sot

KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve të ardhshme.

Në njoftimin e KEDS thuhet se punime të domosdoshme për siguri të sistemit do të kryen në disa qytete të Kosovës.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

12.03.2022

Pejë

Punime nga palët e treta

1.

TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Agrokosova (kodi: 50000007) prej 11:30 deri në ora 16:30

Vendet: Fabrika e bukës, Rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Ceket, Motohia Remont, Deminerët, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranës, Elkosi te ETC, Buçuku, Gacaferi dhe Tyrbja.

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje i tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Rahoveci (kodi: 30000015) prej 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe  Tulltorja II.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV, sipas zgjidhjes teknike.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehen TS-et:

Dalja 10 kV Likovci (kodi: 74000001) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00

Vendet:  Kryshefc, Morinë, Makermal, Polluzha, Shtuticë, Likofci i Ri, Rezallë, Tushillë, Rezallë e Re, Likofci, Obri e Ulët, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit, në projektin Feeder 3 – LOT 22.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Kijeva (Kodi: 82082007)  prej orës 09:00  deri në ora 21:00

Vendet: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe ndarësit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë