Drejtori i Inspekcionit në Drenas: Raportet e inspektimeve të marketeve i kemi përcjell në nivel qendror, po presim autorizimin e tyre

Rritja e çmimit të gjërave elementare për jetë, si mielli, vaji, sheqeri…është vërejtur dukshëm edhe nëpër marketet të cilat operojnë në territorin e Komunës së Drenasit.

Drejtori i Inspekcionit në Komuna e Drenasit, Petrit Gashi ka deklaruar për DrenicaOnline.com se gjatë javës kanë kryer disa inspektime nëpër operator ekonomikë sa i përket rritjes së çmimeve të gjërave elementare për jetë dhe se raportet i kanë dërguar te kryeinspektori në nivel qendror.

“Kemi vazhduar me inspektime dhe kemi vepruar sipas ligjeve në fuqi. Raportet tona të inspektimit ja kemi dërguar edhe kryeinspektorit në Nivelin qendror dhe pas autorizimeve të tyre marrim masa ndëshkimore sipas ligjit”, ka deklaruar Gashi.

Rikujtojmë se në disa markete në këtë komunë litra e vajit është shitur 3.49 euro, rritje kjo enorme dhe pas nisjes së hetimeve nga institucionet kompetente, çmimi është normalizuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë