Çfarë po bëjnë ushtarët e Kosovës te ‘Guri i Plakës’

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar përmes një postimi për punën e pandalshme të ushtarakëve të Kosovës.

Ai ka treguar se pjesëtarët e ushtrisë po vazhdojnë t’a ndjekin një kurs që ka qëllim aftësimin e ushtarëve në përballje me fatkeqësi malore.

Mehaj ka vlerësuar punën e tyre duke cilësuar se puna dhe përkushtimi i tyre garanton sukses të lartë.

Postimi i plotë:

Ushtarakët tanë vazhdojnë të ndjekin kursin bazik për kërkim – shpëtim në male, i cili ka për qëllim të bëjë aftësimin e tyre në përballje fatekeqësi malore si dhe perfitimin e njohurive specialistike në kërkim – shpëtim në male.

Ky kurs ofron aftësimin dhe menaxhimin e operacioneve më komplekse në nivel ekipi dhe skuadre.

Kursi është duke u zhvilluar në hapësirat e kazermës “Evropianët e rinj”, tek guri i plakës – Grabovc, si dhe në fshatin Bardh i madh.

Puna dhe përkushtimi i tyre, garanton sukses të lartë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë