Sekuestrohet kallashi më i ‘shëmtuar’ në Kosovë

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin Sh.S., 24-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’.

Si rrjedhojë e hetimeve të zhvilluara, mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, dyshohet se i dyshuari me datën 22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e gjatë e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë