Rrugët në Drenas janë të kalueshme në vendet malore ka vështirësi

Gjatë natës së mërkurë dhe të enjte, ka pasur reshje të mëdha të borës, të cilat edhe e kanë vështirësuar qarkullimin. Mirëpo kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve që nga orët e hershme të mëngjesit është në terren për të mundësuar qarkullimin.
Rruga regjionale Komoran-Drenas-Skenderaj, është vështirë e kalueshme, pasi që është në përgjegjësi e nivelit qendror dhe ende nuk ka arritur të bëjë pastrimin e saj, ndërsa në rrugët kryesore në Drenas, qarkullimi është i vështirësuar, por i kalueshëm, ndërsa në zona më thella rurale për shkak të dendësisë së borës, rrugët janë të vështirësuara.
Komuna e Drenasit, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të shmangin daljet e panevojshme për t’i evituar rreziqet e mundshme, ndërsa kompania do të vazhdojë punën deri të jenë të kalueshme të gjitha rrugët.