Nuk i tuboi Albin Kurti, por komandantët e UÇK-së mblidhen së bashku në Abri të Drenicës

Një odë në fshatin Abri të Skënderajt ka mbledhur disa komandantë të shquar të UÇK-së.

Në një foto të publikuar nga Sami Lushtaku, shihen figura të njohura të luftës në Kosovë, shkruan Jepi zë.

E ky tubim sipas publikimit të Lushtakut është ndejë për qejfi me miq e bashkëluftëtarë në Abri të Drenicës.

Në foto shihen Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Agim Çeku, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, ndërsa bashkë me ta është edhe Fadil Nura dhe ish ushtarë të UÇK-së.

Ndryshe Lushtaku, në një intervistë dje ishte shprehur se Albin Kurti do të duhej t’i ftojë komandantët e zonave pas rrezikut që mund t’i vije Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë