Aksident i rëndë trafiku në rrugën Komoran-Sllatinë, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Disa persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Komoran-Sllatinë, përballë Parkut të Biznesit në Drenas.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e rrokullisur jashtë rrugës.
Në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca dhe policia e trafikut të cilët po merren me rastin.
/DrenicaOnline/