Ish komandanti i UÇK në Drenicë i reagon ashpër ministrit Armend Mehaj

Musa Dervishaj, ish shefi i personelit të Brigadës 112 “Arben Haliti” në zonën operative të Drenicës, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së Ministrit Mehaj në Kostërc.

Dervishaj e ka kritikuar Ministrin duke i thënë se ai në vizitën në Kostërc thjesht kishte takuar “çiftet e tij” dhe se nuk kishte vizituar as një ish shtab të UÇK-së e as nuk kishte zbuluar ndonjë lapidar dëshmori, shkruan Jepi zë.

Ish komandanti cilëson se Ministri Mehaj nuk mori kurfar respekti në Kostërc, vetëm përqeshje e nënçmim, sepse sipas tij kaq meritoi.

Postimi i plotë:

Ti Ministër, ti në krye të forcave të armatosura, TMERR!
Rrenat e Bashkim Spahiut janë të bazuara në dëshirën që babën e tij ta bëjë dëshmor ndërsa shtëpinë, shtab të UÇK-së, kjo edhe mund të kapërdihet, jemi mësuar me të tilla gjëra, nuk është i pari as i fundit!
Ti çka lype në Kostërc?
Pse nuk ishin me ty Sami Lushtaku, Jetullah Geci, Avni Ibrahimi, Xhevahir Geci. Musa Dervishaj, Sanije Rexhaj e shumë të tjerë?
Pse nuk ishte me ty shoqata, por erdh i vetëm si “qyqe e rremit, me qykë t’zorit” Emin Lati, një trashëgimtar i lodhët i një familje me nam!
A e din që me 06 mars të vitit 1998, nuk kishte as tog e as “pikë” të UÇK-së në fshatin tim, në Kostërc! A e din o injorant, se po të kishte tog në Kostërc me 06 mars 1998, të paktën një pjesëtar i atij togu, do të duhej të vdiste të nesërmen me 07 mars në Prekaz!
A e din ti o Ministër i “qylit”, që më 06 mars 2022, në Kostërc nuk ke vizituar një ish shtab të UÇK-së, e as nuk ke zbuluar një lapidar dëshmori, thjeshtë ke takuar për kokërr të qefit, çiftat e tu!
A e din ti që, pikërisht ishin disa pjesëtar nga ajo togë e dytë e formuar diku kah fundi i majit 1998, të cilëve ua pau sherrin Abedin Rexha “SANDOKANI”?
A të tregoj Anton Çuni që jo fort larg atij “shtabi” politika anti-UÇK e LDK-së e hoqi qafesh “SANDOKANIN”?
Në Kostërc, nuk të kanë nderuar por të kanë nënçmuar, përbuzur e poshtëruar, saktë, po aq sa e ke merituar, më pak ndoshta!
Musa Dervishaj, Ish shef i personelit të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë