Policia ndalon veturën e dyshuar në Arllat, te shoferi gjen një pistoletë

Policia ka ndaluar një automjet në Arllat të Drenasit ku tek ngasësi i saj gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 7 copë fishekë, shkruan DrenicaOnline.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12 e 40 minuta.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë