Shala uron 7 Marsin: Moment i rëndësishëm për të shprehur respektin për kontributin e mësuesve

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka uruar të gjithë mësuesit,me rastin e festës së 7 Marsit.
Ai tha se ky është moment i rëndësishëm për të shprehur respektin e nderimin për kontributin e tyre.
Moment i rëndësishëm për të shprehur respektin, nderimin, vlerësimin për kontributin tuaj që keni dhënë, po vazhdoni të jepni në edukimin dhe avancimin e brezave si dhe në zhvillimin e shoqërisë tonë”.
Ai u shpreh se gjithmonë do të jemi krenar me mësuesit tonë, përcjell Klankosova.tv.
“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi krenar me mësuesit tonë. Mësues të dashur, të respektuar, kjo datë na ka bashkuar dhe do të na bashkojë gjithmonë, në Natën e Zjarreve”, u shpreh tutje ai.