Biznesmeni nga Drenasi Albert Bucolli e hap sërish zemren, lëshon dy banesa për refugjatët ukrainas

Veterani i luftës së UÇK-së nga Drenasi, tani biznesmen në Gjermani, Albert Bucolli ka ofruar dy banesa për refugjatët ukrainas të cilët janë detyruar t’i lëshojnë pronat e tyre pas agresionit rus. Ai thotë se familjet ukrainase do të strehohen në banesat e tij për një vit pa pagesë, shkruan DrenicaOnline.

Statusi i Albert Bucollit:

Si shenjë solidarizimi me të përndjekurit dhe refugjatët ukrainasë, të cilët tash e dhjetë ditë po përballen me vdekje dhe asgjësim si pasojë e luftimeve të nxituara dhe të kryera nga agresoni rus dhe njëkohësisht si një prej atyre i cili personalisht ka kaluar nëpër tmerrin e luftës dhe i cili e ka përjetuar edhe vetë barrën e të qenit familjar i të dëbuarëve dhe refugjatëve gjatë agresionit të egër serb në Kosovë, unë Albert Bucolli, me banim të pergjithshem në Gjermani ofroj dy banesa për shtetasit (refugjatët) ukrainasë, pa ndonjë pagesë, për një vit të plotë.
Kushti im i vetëm për strehimin pa pagesë për refugjatët ukrainasë është që ata të jenë familje e jo individë të ndarë apo të vetëm.
Për çdo informacion apo kërkesë lidhur me ofertën time, mund të më kontaktoni
përmes e-mailit: Info@sgnbau.de

Me Respekt Albert Bucolli

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë