Godet FC Liqeni, rikthen Azem Brahimin në futsallin e Kosovës

FC Liqeni nga Drenasi ka goditur “në shenjë” me transferin e ri në dkuadër.

Klubi nga Drenasi, ka rikthyer nga futsalli çek, në atë të Kosovës, Azem Brahimin, duke përforcuar edhe më shumë radhët e veta.

Zyrtarizimin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Liqenit.

Postimi i plotë:

RIKTHEHET AZEM BRAHIMI

– Pas shumë viteve me plot suksese të kaluara në futsallin çek, Azem Brahimi rikthehet në shtëpi.

– FC Liqeni ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit të Kombëtares Shqiptare të Futsallit duke lidhur marrëveshje, marrëveshje e cila mëton vetëm një qëllim: mbrojtjen e trofeve të fituara nga sezoni i kaluar.

– Azem Brahimi do i bashkangjitet tre vëllezërve të tij tek skuadra e vendlindjes. #MirësevjenAzemBrahimi #ForcaLiqeni

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë