Artisti nga Drenasi reagon për vizitën e Donaldit në Prekaz: Kur e punova pikturën për komandantin, ai nuk ishte askund

Artisti nga Drenasi, Besart Gashi ka reaguar për lajmet e shumta se ish banori i BBV, Donald Veshaj vizitoi Prekazin dhe e dhuroi pikturën e Adem Jasharit të realizuar sa ishte i izoluar në shtëpi.
“Po ma merr mendja që pa një mirënjohje apo shpërblim se keni lshu Donaldin se e ka merituar e mua këshilli organizativ i Epopesë së UÇK-së që 2 vite mi ka borgj 700 euro për një ekspozit që e kam ba në Muzeun Kombtare në Prishtinë”, ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton DrenicaOnline.
Postimi i plotë:
Donaldi Donaldi thu që ky e zbulojë pikturen i pari apo bëri ndonje zbulim shkencorë, nalnu more burra pak e ju portale se kur kam punu për Komandantin Adem Jashari e për shumë dëshmorë tjerë Donaldi i juaj i famshëm nuk është përmend askund .
Po ma merr mendja që pa një mirënjohje apo shpërblim se keni lshu Donaldin se e ka merituar e mua këshilli organizativ i Epopesë së UÇK-së që 2 vite mi ka borgjë 700 euro për një ekspozit që e kam ba në Muzeun Kombtare në Prishtinë.
Por një po ua them publikisht që këto punë si bëjë për para por i punoj për ti nderuar ata që dhanë gjithçka për këtë Liri , por bjen qifti i Donaldit e spo kam qare pa reagu.
#donaldveshaj
#patriotimebataria