Epopeja e UÇK-së/ Drenasi e Skenderaji mbajnë seancë të përbashkët

Komuna e Drenasit bashkë me komunën e Skenderajt, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 24 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, nesër nga ora 09:30 mbajnë seancë solemne të përbashkët të dy kuvendeve komunale në sallën e kulturës në Drenas.

Me datë 6 mars (e diele), mbahen homazhe institucionale në kompleksin memorial në Prekaz dhe në Marinë.

Me 7 mars, organizohen aktivitete nga nxënësit dhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë