Kryetari takon Drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermane Kosovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim, drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, znj.Hasani me të cilën ka biseduar lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me kompanitë që operojnë në Komunën e Drenasit dhe mënyra se si bizneset në Drenas mund të jenë përfitues të bizneseve gjermane.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar znj. Hasani për këtë takim dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit për zhvillimin e bizneseve në Drenas. Kurse znj. Hasani ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka informuar për shërbimet e veçanta të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë.