Rrokulliset vetura afër Arllatit, një person i lënduar (Foto)

Një veturë me targa të Shqipërisë është rrotulluar mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Vetaksidenti ka ndodhur afër Arllatit, saktësisht në fshatin Gjërgjicë të Drenasit, në autostraden Prishtinë-Prizren.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante, teksa akoma nuk dihet se si ka ardhur deri të vetaksidenti.