Ish referi Hajriz Hajdari, i punësuari i fundit në Drenas (Video/Foto)

 

Hajriz Hajdari, është njëri ndër të punësuarit e fundit në Komunën e Drenasit.

Konkretisht ai që nga dje është punëtor teknik në fushën e futbollit sintetik në Drenas.

Në profilin e tij në facebook ndonëse shkruan se punon në Partinë Demokratike të Kosovës,  njëkohësisht thotë se ka përfunduar fakultetin e shkencave sportive dhe është njeri i sportit dhe për këtë sigurisht që ka të drejtë juridike që të punësohet, ai ka rastisur të jetë edhe mik i kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe për këtë flet edhe fotoja.

Hajrizi dje është parë pranë kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci duke e ndjekur me vëmendje ndeshjen futbollistike Feronikeli-Hajvalia.

Më parë Hajriz Hajdari ka qenë refer i superligës së Kosovës në Futboll./DrenicaOnline/

Se kush është Hajriz Hajdari ndiqeni videon më poshtë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë