Mustafa “shuplakë” Thaçit: S’ka ushtri pa Amerikën (Foto)

Propozimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës si duket nuk do ta marrë “dritën jeshile” nga Qeveria e Kosovës. I pari i ekzekutivit, Isa Mustafa deklaroi se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarët.
“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa gjatë tubimit të 27 vjetorit të LDK-së në Podujevë, shkruan Indeksonline.