Gjest i madh/ Deputetja Bytyqi e para që jep pagën për Fondin e Sigurisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi e ka mirëpritur iniciativën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt për të dhuruar pagën për forcim të Fondit të Sigurisë.

Ajo ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzon dhe e mbështetë këtë iniciativë.

“Ajo çfarë filloi sot Bali Muharremaj është obligim i secilit prej nesh. Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë.
Prandaj edhe unë, rrogën e muajit shkurt do ta kaloj tek Fondi për Siguri”, ka thënë deputetja Bytyqi.

Sipas saj është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë