Aksident trafiku në Llapushnik, foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Arllat-Komoran, saktësisht afër shkollës së Llapushnikut.
Përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga ky aksident.
Autoambulanca dhe Policia e trafikut është parë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin./DrenicaOnline/