Arrestohen tre persona në Baicë të Drenasit, policia tregon arsyen

Policia e Drenasit ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj të cilët dyshohet se kishin vjedhur disa mjete pune pronë në Baicë të Drenasit.

Vjedhja është raportuar të shtunën pasdite ndërsa arrestimet janë kryer të dielën, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit janë sekuestruar gjësendet e vjedhura.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë