Skenderaj bëhet me banesa “të reja” përgjatë sheshit (VIDEO)

Komuna e Skenderajt ka njoftuar që do të bëhet ngjyrosja e ndërtesave në sheshin “Adem Jashari”.

Sipas Komunës, aktualisht ky projekt është vetëm në letër, por që bashkë me banorët rezident do të vijnë në konkludim për versionin e përzgjedhur.

Qytetarët po mirëpresin investimin e tillë i cili sipas tyre do të ndikojë në të mirë të qendrës së qytetit.

Pos tjerash ata mendojnë që edhe bukuria e Skenderajt do të rritet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë