Lufta në Ukrainë: Vritet ish-futbollisti 22-vjeçar

Klubi ukrainas Karpaty Lviv njoftoi vdekjen e futbollistit 21-vjeçar Vitaly Sapilo. Ai vdiq në Betejën e Kievit.

Sipas TSN, i riu ishte kapiteni i një ekuipazhi në një tank luftarak ukrainas, ndërsa në rrjetet sociale ka qindra komente që nderojnë kujtimin e tij.

“Të premten në mbrëmje, më 25 shkurt, ish-mbrojtësi i Karpaty Lviv, Vitaly Sapilo, vdiq në betejën e Kievit. 21-vjeçari ishte komandant tankesh. Ai mbrojti kryeqytetin ukrainas kundër pushtuesve rusë, të cilët po përpiqeshin të kapnin Kievin me çdo kusht dhe të fitonin terren”, thuhej në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë