Rusia pranon humbjet për herë të parë

Për herë të parë pas disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes ruse ka pranuar humbje në Ukrainë, por duke mos dhënë shifra.
“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në Moskë përmes një deklarata të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, transmeton lajmi.net.
“Humbjet e pësuara nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, thuhet tutje në deklaratë, raporton BBC.